
Guida Afrim Cenaj
I rritur mes këtyre tuneleve dhe me shumë vite përvojë, është guida zyrtare që i prezanton vizitorët me historinë . Eksperienca e tij personale e kthen çdo vizitë në një udhëtim autentik dhe të paharrueshëm.
Historia e Tuneleve
Tunelet e Kukësit janë ndërtuar si një qytet i nendheshëm, që ka shërbyer për mbrojtje dhe strehim në periudha të vështira historike,janë sisteme antibërthamore dhe ndodhen nën qytetin e Kukësit. Ato përfaqësojnë një trashëgimi të rrallë kulturore dhe janë dëshmi e qëndrueshmërisë së qytetit,sepse cdo lagjie e qytetit ka lidhje me bazën e nëndheshme dhe cdo strukturë e shtetit ka lidhje me bazën si policia,bashkia,pprefektura.
Rëndësia për turizmin
Vizitat e turistëve të huaj kanë rritur dukshëm vlerën e tuneleve për turizmin kulturor në Kukës, duke e bërë qytetin një destinacion unik për ata që duan të zbulojnë Shqipërinë përmes trashëgimisë së saj nëndheshme.
Me pasion dhe përkushtim,ne prezantojmë historinë e Tuneleve të Kukësit,të qytetit të nëndheshëm që ruan kujtesën e një epoke të vështirë,por plot qëndrueshmëri.
Cdo vizitë kthehet në një udhëtim autentik që zbulon trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë historike të Kukësit për Shqipërinë.
- Ndërtimi i qytetit të nëndheshëm në Kukës filloi në vitet 1968 dhe vazhdoi deri në 1989; u punua për 21 vite. Ka degëzime tunelesh prej 5-7 kilometrash, një qytet i tërë. Vlerësohej se 20-30 mijë njerëz, nga popullsia e Kukësit, mund të strehohen në rast të një lufte kimike, apo edhe bërthamore, në mënyrë që jeta të vazhdonte nën qytet, me të gjitha aktivitetet e saj normale.
- Rrjeti i tuneleve nën qytetin e Kukësit është një qytet i nëndheshëm.I ndërtuar gjatë regjimit komunist në rast të një sulmi nga ish-Jugosllavia për të strehuar banorët në rast lufte.
- Banorët përgatiteshin të jetonin në to për një periudhë deri në gjashtë muaj, në rast se qyteti do të sulmohej ndërsa drejtuesit ushtarakë planifikonin strategjinë e tyre dhe përgatiteshin për një sulm nga forcat e ish-Jugosllavisë.
- Sistemi nëntokësor në Kukës ishte fortifikimi më i madh mbrojtës në atë kohë për vendin më të varfër në Evropë.





