Unë jam Afrim Cenaj. Kam lindur dhe jam rritur këtu, pranë këtij qyteti nëndheshëm plot histori. Babai im ka punuar për vite në tunelet e Kukësit, ndaj ky vend është pjesë e jetës dhe kujtimeve të mia.
Tunelet nuk janë thjesht korridore betoni , ato janë dëshmi e sakrificës dhe forcës së njerëzve të Kukësit. Çdo hap brenda tyre ju çon në një udhëtim në kohë, ku historia dhe misteri bashkohen.
Ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj aventure unike, të eksploroni korridoret e nëndheshme dhe të zbuloni sekretet e Kukësit.